Skuadra ku debutoi para 26 vitesh

Gianluigi Buffon do të vijojë karrierën në Serie B. Portieri 43-vjeçar do të luajë për Parmën skuadra ku debutoi në 1995.

Klubi nga Emilia Romanga e njoftoi me anë të një video ku e krahasonte Bufonin me personazhin e njohur Supermen.

Ai firmosi për 2 vite me Parmën. Kjo do të thotë që do të vazhdojë të luajë të paktën deri 45 vjeç.

Tv Klan