Prej pak javësh Gigi Buffon ka nisur jetën e tij të re në Francë. Ish-kapiteni i Juventusit përpiqet të ndihmojë PSG të fitojë trofeun e shumëdëshiruar, Champions League. Duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve të skuadrës së tij të re, ai shprehu kënaqësinë që luan në të njëjtin ekip me disa prej kampionëve të botës.

“Jam shumë i lumtur që luaj me Mbappé. Që në 2017-ën dukej se do të bëhej një lojtar i fortë.  Tashmë është në një nivel absolut. I barabartë me Neymar, Messin dhe Ronaldo”.

Buffon është pyetur edhe për jetën personale. Portieri tha se është ambientuar mirë në Paris, ku i pëlqen qyteti, njerëzit, madje edhe restorantet franceze. Mediat në Francë shkruajnë se ajo që përfaqëson legjendari italian, ka larguar edhe hijen e Realit të Madridit për blerjen e Neymar. Ylli brazilian pak ditë më parë deklaroi se është një nder që do të luajë me një portier të madh si Buffon.

Tv Klan