Në fjalën e tij para shqiptarëve në Athinë, kryeministri Edi Rama foli edhe për reformën në drejtësi dhe transformimin që ka pësuar vendi ynë në këtë fushë. Duke theksuar mbështetjen e PS-së për SPAK apo GJKKO, tha se qëllimi i opozitarëve ka qenë dhe mbetet i njëjti, shkrirja e këtyre institucioneve.

“Të gjithë këta me bufin në krye, edhe me dashurinë time Lulin ishin armiq të përbetuar të reformës në drejtësi, nuk donin të votonin asgjë dhe u mbyllëm të gjithë në çadër dhe kërcënuarn që nuk donin të hynin as në zgjedhje. Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar, e mjerë është që SPAK do të shkatërrojë PS-në dhe më në fund do të vijë dita e tyre! Ndërkohë ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me ata shitësit e vegjël të qilimave që janë të gjithë vegla se të re kanë fytyrën dhe moshën e tyre, se edhe në lista futën baballarë, krushq e teze. Ne nuk jemi në një punë, ne jemi në një mision, të bëjmë Shqipërinë pjesë njëherë e mirë të familjes europiane!”


Kreun e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion Altin Dumani e cilësoi një njeri të ndershëm e të drejtë. Por, sipas tij, para se socialistët të vinin në pushtet ai nuk e kishte “shpatën në dorë”.

“Shpatën e mbanin ata që ishin në zyrë kryeministrin, e mbante bufi që e përdori për të futur në burg Fatos Nanon”, tha kreu i qeverisë.

/tvklan.al