Nxënësve shqiptarë nga viti në vit u është premtuar se do të kenë libra dhe mundësi arsimimi. Por, shkronjat në letër në këtë rast duket së vihen më vështirë. Ministria e Arsimit, Besa Shahini, ka vizituar qytetin e Bujanocit ku shumica janë shqiptarë. Ajo ka takuar fillimisht homologun e saj serb në një ambient universitar. Ata kanë thënë se është me rëndësi që t’i kushtohet vëmendje arsimit.

Më pas në shkollën e fshatit Bilaq të Bujanocit, Shahini ka takuar nxënësit dhe ka parë kushtet me të cilat ata përballen. Në “Desanka Maksimoviç” nxënësit janë shqiptarë dhe serbë. Probleme nuk kanë por dallojnë në kushte. Tirana nuk do t’i lërë te vetëm, u ka premtuar ministrja bashkë me homologun që kërkon reciprocitet.

“Do të mbështesim si me tekstet shkollore që përdoren në Republikën e Shqipërisë, si me çfarëdolloj teknike tjetër që ka nevojë ky proces, por shpresojmë që Shtatori të ketë së paku për klasat që kanë kaluar një reformë kurrikulare të ketë tekste të reja shkollore”,

u shpreh ministrja Shahini.

“Ne do të mundohemi që me përkthyes ta mundësojmë këtë proces. Në çdo lëmi tjetër gjërat ndryshojnë dhe përzihet edhe politika, por në arsim jo”

, tha ministri serb Mlladen Sharcevic.

Ministrat thanë se do të kenë ekspertë për të filluar punën sa më shpejt për librat për nxënësit shqiptarë. Librat për ta nuk kanë qenë mundësi pasi përkundër premtimeve kushtet nuk janë plotësuar tërësisht kurrë.

Tv Klan