Ish-Presidenti Bujar Nishani nuk do të jetë pjesë e listave të PD-së për zgjedhjet e 25 Prillit. Blendi Fevziu tha gjatë emisionit “Opinion” se Nishani, i cili aktualisht është kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, kishte shprehur më parë gatishmërinë për të qenë pjesë e listave.

“Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, nuk do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputet. Pra Bujar Nishani edhe pse kishte shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e listave”, tha Fevziu.

Në selinë e Partisë Demokratike vijon diskutimi për emrat që do të përfshihen në listën për kandidatë. Afati për dorëzimin e listave mbyllet në mesnatë./tvklan.al