Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, do të jetë kandidati shqiptar për President i Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhjet 24 Prillit në Maqedoninë e Veriut.

Ajo u shpall nga vetë lideri historik i kësaj partie, Ali Ahmeti, i cili me anë të një video mesazhi, e cilësoi si kandidatura më e duhur, ndërsa vuri theksin se Rusia përbën një kërcënim për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin e Ballkanit.

“Bujari e ka dëshmuar veten në skenën vendore dhe ndërkombëtare dhe ka ngadhënjyer në betejën kundër Rusisë si dhe ka qenë pjesë e ekipit tonë për ndryshimin e Kushtetutës, anëtarësimin në NATO dhe nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Ahmeti.

Ahmeti paralajmëroi njëherësh dhe një tjetër betejë të partisë së tij që është ajo për ndryshimin e Kushtetutës, duke kërkuar që presidenti i ri të mos zgjidhet më nga populli, por nga Parlamenti, me synimin që ai të jetë konsensusal.

“Me Bujarin po e nisim referendumin më të rëndësishëm të kohës dhe betejën e radhës për ta fituar besimin tuaj që ta zgjedhim presidentin në Kuvend me shumicë të dy të tretave të votave dhe me Badinter, për të realizuar vizionin tonë për president konsensual”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se partia e tij nuk do të jetë pjesë e qeverisë se pas zgjedhjeve parlamentare, nëse nuk pranohet kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës. Zgjedhjet presidenciale mbahen me dy raunde, raundi i dytë është më 8 Maj që përkon me ato parlamentare.

Tv Klan