Presidenti Ilir Meta thotë sse mosmbështetja ndaj bujqësisë dhe fermerëve është rrënja e braktisjes së fshatrave dhe e shpopullimit të vendit.

“Edhe ato pak fonde “mjerane” të përcaktuara nga buxheti për Bujqësinë dhe që janë 10 herë më pak se fatura, që do t’i paguhet Becchettit, harxhohen në pjesën dërmuese për spote, konferenca, panaire dhe “kotësira” korruptive”, shkruan Meta.

Sipas tij, 60% e parave të subvencioneve shkojnë për pagesa jo produktive. Vetëm “thërrimet” përfundojnë tek fermerët sipas Metës.

“Ndërsa vetëm “thërrimet” përfundojnë te fermerët, të cilët të braktisur punojnë dhe prodhojnë me kosto 40% më të lartë se fqinjët në rajon”, thekson Meta.

Postimin e tij në rrjetet sociale, Meta e përmbyll duke thënë se 25 Prilli është referendum popullor për më shumë para dhe mbështetje për bujqësinë dhe fshatin. /tvklan.al