Buka dhe makaronat ndikojnë pozitivisht në shëndet



Buka dhe makaronat ndikojnë pozitivisht në shëndet

12:35 15/07/2020

Ushqimet me ngjyrë të errët janë konsideruar si jo të mira për shëndetin. Kjo për shkak se janë të varfra në lëndë ushqyese, ndërsa ushqimet shumëngjyrëshe, siç janë frutat dhe perimet përmbajnë vitamina dhe antioksidantë, që trupi ynë të të funksionojë ashtu si duhet.

Sipas ekspertëve sa më e zbehtë të jetë ngjyra e ushqimeve, aq më pak lëndë ushqyese përmban.

Por një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i ushqimeve me bazë bimore, siç janë makaronat dhe buka ulin rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme.

Studiuesit morën në studim 416.104 burra dhe gra, për një periudhë 16-vjeçare.

Mesatarisht, pjesëmarrësit morën 15% të konsumit të tyre të përditshëm të energjisë nga proteina, 40% nga bimët dhe 60% nga proteinat shtazore, përfshirë 19% nga bulmeti.

Studimi zbuloi se konsumimi i proteinave bimore është e lidhur me një mundësi më të ulët, për të ndërruar jetë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Konsumimi i ushqimeve të tilla si buka, drithërat dhe makaronat në vend të mishit dhe vezëve ul me 24% rrezikun e vdekjes tek burrat dhe 21% te gratë.

Ekipi shprehet se gjetjet e tyre ofrojnë prova që ndryshimi i dietës së një individi mund të ndikojë në shëndetin dhe jetëgjatësinë./tvklan.al




Të ngjashme