Buka ka lindur më parë se bujqësia, 14 mijë vjet më parë, pra rreth 4 mijëvjeçarë para shpikjes së agrikulturës. Ky është zbulimi i jashtëzakonshëm i një grupi arkeologësh gjatë gërmimeve në veri të Jordanisë, aty ku në epokën Paleolitike jetonin fise gjahtarësh.

Origjina e bukës, që është një nga produktet ushqimore më të konsumuara në botë përgjatë gjithë historisë së njeriut, është e mbushur me mister. Nga kërkime të mëparshme studiuesit dhe ekspertët hidhnin hipotezat se buka ka lindur në të njëjtën kohë me bujqësinë pra 10 mijë vjet më parë, pikërisht kur njeriu nisi kultivimin e drithërave.

Por zbulimi i fundit e hedh poshtë këtë ide, pasi rezulton se buka është e prodhuar me drithëra të egra, dhe jo nga kultivimet. Kjo është prova e parë, që njeriu nisi të përdorë bimët e egra në prodhimin e bukës, dhe mijëra vjet më pas nisi kultivimin e tyre duke përftuar miellin. Buka e lashtë e gjetur nuk ka në përmbajtje maja, por thjesht elb, avenë dhe grurë.

Klan Plus