Bukayo Saka pritet që të mungojë edhe për tetë javë të tjera tek Aresnali, ndërsa vazhdon rikuperimin pas një tërheqjeje muskulore.

Saka, 23 vjeç, u dëmtua më 21 Dhjetor gjatë fitores 5-1 të “Topçinjve” kundër Crystal Palace në “Selhurst Park”.

Ai më pas kreu një ndërhyrje kirurgjikale më 29 Dhjetor dhe mjekët i thanë se do t’i duhen nga 10 deri në 12 javë që të rigjejë formën optimale.

Sipas tabloidit “The Sun”, rehabilitimi po shkon mirë për sulmuesin e krahut dhe ai pritet që të jetë i disponueshëm për teknikun Mikel Arteta në kohën e paracaktuar.

23-vjeçari mendohet se do të rikthehet në fushë në fillim të muajit Prill.

Arsenali ka probleme në repartin ofensiv me Jesus, Havertz dhe Martinelli të cilët nuk janë të disponueshëm.

Saka udhëtoi me ekipin në Dubai për t’u stërvitur. Sipas stafit mjekësor rekuperimi po shkon sipas planit.

Arsenali pozicionohet në vend të dytë në renditje me 50 pikë, 7 më pak se sa Liverpuli kryesues.

Sfida e radhës e “Topçinjve” do të jetë të shtunën kundër Lester Sitit. Një fitore do të bënte që mes të dyja ekipeve diferenca në renditje të ulej.

Klan News