Shijen e vërtetë të kuzhinës tradicionale shefat Alfio dhe Indriti do ta kërkojnë në një qytet të bekuar. E kujt tjetër do t’i shkonte përshtat kjo fjalë, veç qytetit të Krujës. I vetëshpallur si kryeqyteti historik dhe turistik i vendit, Kruja të ofron ndjesinë e dykohësisë mes periudhës së lavdishme të Skënderbeut dhe realitetit të sotëm. Kruja është një qytet mesjetar që për herë të parë përmendet në shekullin e IX.

Sapo mbërrin në qendër të qytetit të Krujës të shfaqet monumenti i Skënderbeut. Qyteti të ofron pjesëz historie në çdo qoshe të tij. Madje edhe secili nga krojet nga mer emrin Kruja ka historinë e vet. Një nga më të njohurit është edhe kroi i Ballabanecit ku Alfio dhe Indriti ndaluan për t’u freskuar përpara se të nisnin aventurën në këtë qytet.

Teksa shëtisnin Krujën, Alfio dhe Indriti pyetën qytetarë të ndryshëm për një nga recetat tradicionale krutane dhe secili nga të pyeturit përmendi pulën me qull.

Recetën e famshme ia tregoi zonja Farie.

Gjatë emisionit Faria tregoi përbërësit që duhen për recetën dhe më pas e përgatiti pulën me qull së bashku me Alfion dhe Indritin.

Pas përgatitjes së recetës tradicionale shefat janë rikthyer në kuzhinën e tyre me katër rrota ku edhe përgatitën recetën e modifikuar për të gjithë qytetarët.

/tvklan.al