Kështu ka qenë një javë më parë për bukëpjekësin nga Prizreni, Mon Gjuraj, që punon në Borça afër kryeqytetit serb. Historia që filloi me një foto të vëllait të tij në rrjetet sociale me shqiponjën dykrenore nxiti protesta. Por, pronari e ka ndërmend të rrijë në Serbi.

Për ta ndihmuar në këtë në rihapje të dyqanit të bukëpjekësit kanë ardhur dhjetëra aktivistë dhe shumë qytetarë. Pronari ka vendosur të punoj pa para në këtë ditë për të gjithë në mënyrë që të tregoj dashuri për banorët. Ata nuk kanë munguar për të ngrënë mëngjes tek bukëpjekësi nga Kosova pavarësisht tensioneve të ngritura ndëretnike. Gjuraj u bë edhe yll i mediave jo vetëm lokale. Banorët i thonë se duhet të rrijë pasi urrejtja për askënd nuk ka dobi.

“Unë këtë njeri nuk e njoh edhe pse jetoj afër, por kam një bukëpjekës tjetër shqiptar aty. Nuk i ndaj njerëzit kështu përveç në të mirë apo të këqij

“Kam blerë bukë tek ta. Janë shumë të sjellshëm. Kam punuar edhe në shkollë ku kemi patur fëmijë shqiptarë, ata nuk janë ankuar dhe kanë qenë të mrekullueshëm”.

Këto janë para për të ndihmuar një gocë të sëmurë.Gjuraj tani i ngelët të pret nëse mbështetja e këtyre aktivistëve do ta ndihmojë.Thotë se ka punuar gjithmonë për qytetarët shpesh duke bërë aktivitete humanitare dhe ka ndarë produktet e tij pa pagesë për ata që nuk kanë. Mbështetja e bën të ndjehet më i sigurt.

Një thirrje në rrjetet sociale për solidarizim i ftoi dhe i solli edhe disa personalitete dhe politikan të opozitës. Por, ata që janë kundër thonë se nuk është fundi.

Tv Klan