Kryeministri Edi Rama tha të shtunën se “kush mirësinë tonë e merr për dobësi, dje dhe sot e mori mesazhin se në këtë vend nuk hyn dot prapë”.

Rama iu përgjigj me një video të publikuar në rrjetet sociale një qytetari, i cili i kishte shkruar se “Aha…ai të vret babanë, ti i shtie me llastiqe tek këpucët…e morëm hakun. Arritje e madhe. Ajo e djeshmja ishte turp zoti Kryeministër”.

Shqipëria e mirë e tregoi edhe një herë veten, me sjelljen e vet në ditën e turpërimit të flamurit fqinj, nga një grusht njerëzish që nuk përfaqësojnë as popullin grek dhe as Greqinë në asnjë mënyrë, por kush mirësinë tonë e merr për dobësi, dje dhe sot e mori mesazhin se në këtë vend nuk hyjnë dot prapë ata që kur vijnë kujtojnë se mund të gjejnë sheshin për përsheshin e neveritshëm të urrejtjes, ndasisë, konfliktit, mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe popujve të tyre, që e kanë përshkruar rrugën e historisë duke ndihmuar njëri-tjetrin

”, tha Rama. /tvklan.al