Presidenti Radev skeptik për heqjen e vetos ndaj Shkupit në Dhjetor

Presidenti Rumen Radev ka bekuar themelimin e partisë së bullgarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut ku bëjnë pjesë disa organizata nga Manastiri, Prilep, Shkup dhe Ohri.

Radevit tha se ai i mirëpret këto hapa drejt unitetit dhe një qëndrimit të përbashkët të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.

Nga kushtet e përmendura nga presidenti më kryesori është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut siç janë bashkësitë e tjera etnike-shqiptarët, serbët, boshnjakët, turqit, romët) dhe garancite për të drejtat e tyre. Kjo çështje pritet të jetë pjesë e dokumenteve dypalëshe të hartuara midis Shkupit dhe Sofjes, për të cilat kreu i shtetit tha se do të diskutohet në muajin nëntor. Vetoja që vendosa më 6 tetor lidhet me nevojën për të ndaluar procesin e debullgarizimit dhe diskriminimit dhe eliminimi i gjuhës së urrejtjes tha presidenti bullgar.

Janë afro 120 mijë persona me pasaporta bullgare tha kreu i shtetit bullgar. Sipas Radev derisa të zgjidhet çështja e të drejtave dhe te ndalet diskriminimi ndaj tyre ai nuk sheh mundësi si do të hapen bisedimet e anëtarësimit Radev ka vënë në dyshim perceptimin në Shkup se ardhja e një qeverie të re pas zgjedhjeve të 14 Nëntorit në Sofje do ta zgjidhte problemin.

Klan News