Komplikohet rruga e RMV-së drejt konferencës së dytë ndërqeveritare

Maqedonisë së Veriut i është komplikuar sërish rruga drejt mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare për negociatat pasi në Bullgari presidenti Radev vendosi që të shpërndajë parlamentin.

Shkupi mori një miratim me disa kushte nga BE-ja më 24 Qershor por tashmë do të duhet që të presë që bullgarët të votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 2 Tetorit, të katërtat zgjedhje rradhazi brenda një periudhe më pak se dy vjeçare.

Para konferencës së parë ndërqeveritare parlamenti maqedonas duhet që të ndryshojë kushtetutën duke i përfshirë bullgarët si popull shtetformues, gjë që kundërshtohet nga opozita në Shkup.

Çfarë parashikon propozimi francez për zgjidhjen e kontestit Bullgari-Maqedoni e Veriut?

Presidenti bullgar Rumen Radev ka emëruar një qeveri të përkohshme pasi nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare.

Kryeministër i përkohshëm do të jetë Galab Spasov Donev si kryeministër në detyrë i Bullgarisë që zëvendëson Kiril Petkov.

Si ushtrues detyre i ministrit të Punëve të Jashtme eshte emeruar Nikolaj Milkov. Edhe ne zgjedhjet e 2 Tetorit duket e vështirë që të krijohet nje koalicion solid qeveritar pasi politika në Bullgari ështe e fragmentarizuar në disa parti.

Klan News