Nëse nuk plotëson kërkesën për historinë, veto e padiskutueshme

Samiti i Sofjes i zhvilluar online ka shënuar dështimin e radhës duke mos përfshirë në konkluzionet e deklaratës zyrtare asnjë fjalë për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Madje kancelarja Merkel e harroi fare Tiranën. Asnjë përparim nuk arriti as kryeministri Zaev që preferoi të shkonte me delegacion në kryeqytetin bullgar me qëllimin kryesor të hiqte bllokadën bullgare mbi përparimin e Shkupit drejt Bashkimit Evropian.

Merkel u mjaftua vetëm me urimin “Gjithë të mirat dhe ta kuptoni mirë njëri-tjetrin për Zaevin e Borisovin që s’u mbeti vetëm të ngrinin duart lart. Sipas numrit dy të qeverisë në Sofje Karakachanov, Shkupi ka kohë deri të premten për reflektim për të pranuar rrënjët e tyre bullgare.

“Dje, Maqedonia Veriore e kuptoi se nuk kishte kush të na bënte presion dhe të na shpjegonte sesa e rëndësishme është që Maqedonia, si qendra e universit, të bashkohet me BE. Bullgaria nuk është duke bërë shaka pasi ka një qëndrim të qartë, parimor dhe nuk ka kush të na bëjë presion.  Është e papranueshme që Bullgaria të sakrifikoje interesat e saj kombëtare që dikush te na duartrokasë”, tha ai. 

Mungesë optimizmi ka edhe në palën maqedonase.

“Është ende e pasigurt nëse ne do të fillojmë bisedimet e anëtarësimit me BE-në në dhjetor dhe nëse Bullgaria do të përdorë veton e saj. Për momentin, nuk mund të parashikoj njëqind për qind se cili do të jetë vendimi i 27 shteteve anëtare.  Sidoqoftë, ka disa hapa përpara për të kapërcyer kontradiktat.  Shpresat janë deri në minutën e fundit para samitit”, tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i RMV-së. 

Klan Plus