Presidenti bullgar Rumen Radev, nga Samiti i Liderëve të Bashkimit Evropian që po zhvillohet në Bruksel, tha se ai nuk do të bjerë pre e presionit ndërkombëtar për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sipas Radev nuk do të votohet pro negociatave “para se të nënshkruhen mekanizma të qëndrueshëm për zhdukjen nga librat shkollorë, muzeumet, monumentet dhe politika shtetërore maqedonase të historisë së shtrembëruar dhe të qëllimshme ndaj Bullgarisë”.

Klan News