Bllokimi integrimit nxit ekstremistët: Të bashkohen me ne

Kur kanë mbetur vetëm 24 orë përpara se ambasadoret e përhershëm të 27 shteteve anëtare të BE-se të mblidhen në Bruksel  nuk ka drite jeshile për negociatat jo vetëm me Shqipërinë por dhe Maqedoninë e Veriut pasi Bullgaria këmbëngul në veto ndaj Shkupit.

Në ketë situatë një propozim kontrovers ka ardhur nga nënkryetari i Parlamentit Veselin Mareski. Sipas tij  koha e Titos dhe Stalinit ka përfunduar ndaj duke qene një komb me një të kaluar të përbashkët bashkimi është rruga logjike. Sipas tij me bashkimin me Bullgarinë vëllezërit e tyre maqedonas automatikisht do të bëhen shtetas evropianë.

Unë jam i bindur se ka njerëz të mençur në të dy vendet që po diskutojnë këtë mundësi, pa marrë parasysh sa e habitshme mund të duket në këtë faze. Një akt bashkimi do të ishte një shembull historik i parashikimit dhe arsyes në Ballkan”.

Po sot edhe ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi se Bullgaria nuk mund ti mbylle sytë për faktet se Maqedonia e Veriut po vazhdon të ndjekë ideologjinë e vendosur nga Stalini dhe Tito dhe kjo nuk do të thotë që Sofja po i shërben Moskës duke e bllokuar këtë shtet ballkanik.

Shkupi sipas saj nuk po zbaton marrëveshjen e fqinjësisë të nënshkruar në 2017 ndërsa politika shtetërore maqedonase bazohet në urrejtje, vjedhje të historisë dhe mohim të gjuhës Bullgare.

Po sot kryeministri Zaev theksoi se populli maqedonas kurrë nuk do të vendoste veto ndaj atij Bullgar. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ende shpreson.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas bllokadën e Bullgarisë beri fajtor Zaevin si dhe kërkoi shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe formim të një qeverie teknike.

Klan Plus