Borisov në avantzh, opozita dobët në sondazhe

Bullgarët shkojnë këtë të dielë drejt kutive të votimit për të zgjedhur 240 deputetët e rinj të Asamblesë Kombëtare.

Shteti më i varfër në Eurozonë është në dilemën e zgjedhjes mes kryeministrit të debatuar Bojko Borisov, i akuzuar për korrupsion dhe një opozite të dobët me një kandidat për kryeministre.

Manolova është një figurë e diskutueshme që ka mbështetjen e manjatit të medias Peevski. Analistët e përshkruajnë fushatën paraelektorale në Bullgari si të ngadaltë dhe të mërzitshme.

Koalicioni i Borisov GERB, që qeveris nga viti 2017 në një koalicion me nacionalistët, pritet të dalë si forcë e parë politike. Opozita, që e akuzon GERB për korrupsion, ka të ngjarë të mbetet e ndarë mes disa partive, me socialistët që parashikohet të dalin parti e dytë politike.

Edhe sytë e shqiptarëve dhe maqedonasve të veriut janë kthyer nga Sofja këtë të dielë pasi nuk dihet nëse qeveria e re do të heqë bllokadën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shkupin pasi ende nuk ka një marrëveshje për gjuhën, identitetin dhe herojtë e kontestuar bullgarë.

Kjo situatë ka mbajtur të bllokuar edhe Tiranën pasi në Bruksel ende synojnë që të mbajnë të dy shtetet ballkanike në të njëjtin grup vlerësimi për ecurinë drejt anëtarësimit në BE. Zgjedhjet parlamentare në Bullgari përkojnë me mesin e një vale të tretë të virusit dhe do të kryhen të shoqëruara nga shumë rregullore shëndetësore.

Klan News