Bullgaria zgjat kufizimet, mbyllja vijon deri në fund të Janarit

Foto ilustruese, një person duke dezinfektuar ambientet publike


Bullgaria zgjat kufizimet, mbyllja vijon deri në fund të Janarit

10:30 17/12/2020

Qytetarët në Bullgari do vijojnë të jetojnë me kufizime të paktën deri në fund të Janarit. Autoritetet në vend kanë vendosur të zgjasin sërish kufizimet, në përpjekje për të ndalur përhapjen e infeksionit të COVID-19.

Sipas masave të fundit të marra nga qeveria, mbyllja do të jetë e butë për të mos ngarkuar sistemin shëndetësor, i cili nuk ka kapacitete të përballojë një fluks të madh pacientësh si në valën e parë.

Kufizimet, të cilat ishin parashikuar të përfundonin në 21 Dhjetor, kanë ndihmuar në uljen e rasteve të reja ditore, por vendi me 7 milion njerëz ka ende një nga nivelet më të larta të vdekjes COVID-19 për 100,000 banorë nëse i referohemi shifrave në Bashkimin Evropian.

Masat kufizuese parashikojnë që shkollat ​​e mesme, qendrat tregtare, restorantet, lokalet e natës, kafenetë dhe palestrat do të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa kopshtet dhe shkollat ​​fillore do të rihapen pas festave të Vitit të Ri./tvklan.al






Të ngjashme