Një 60-vjeçar humbi jetën kurse një tjetër u dërgua rëndë me helikopter në spitalin e Traumës, pasi makina e tyre përfundoi në greminë. Sipas policisë së Bulqizës, ngjarja ka ndodhur në zonën e Krastës.

Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes konstatoi M.B, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka rënë në një humnerë.

Nga ky aksident rrugor ka humbur jetën shtetasi A.L, rreth 60 vjeç, që ishte pasagjer në automjet, kurse  drejtuesi i mjetit u transportua me helikopter për ndihmë mjekësore drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për zbardhjen e shkqeve të aksidentit./abcnews.al