Dëmtohet tubacioni i ujit të pijshëm në zonën D në Bulqizë nga rrëshqitja e stogut të kromit.

Ky është tubacioni kryesor që furnizon qytetin e Bulqizës me ujë të pijshëm.

Ndërkohë, raportohet se ka rrezik edhe për rrëshqitje masive të tjera. Menjëherë mbërritën në vendngjarje punonjësit e ujësjellësit të Bulqizës, por sipas tyre është e pamundur për të ndërhyrë, pasi zona krijon rrezikshmëri. Kjo zonë njihet si problematike, ndaj shembjeve për shkak të gërmimeve të nëndheshme në miniera.

/abcnews.al