Turizmi kontinental kroat po lulëzon këtë sezon veror në Kroaci, madje me tejkalimin e nivelit të të ardhurave të periudhës para pandemisë së Covid-19. Shumica e vizitorëve vijnë nga Gjermania, Sllovenia, Austria, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia dhe madje nga SHBA-te.

Rritja e çmimit të energjisë ka ndikuar shumë edhe në këtë biznes në çmime, por kjo situatë nuk ka ndalur fluksin e turistëve. Magjia e Kroacisë nuk qëndron vetëm në vijën bregdetare të Adriatikut prej më shumë se 1700 km ose në ishuj, por edhe në brendësi të territorit të saj. Në vitin 2021, në Kroaci u regjistruan 13.8 milionë turistë ku destinacionet më të preferuara ishin kryeqyteti Zagreb, Dubrovniku, Spliti, Rovinj dhe Poreč.

Sipas të dhënave nga Banka Kombëtare Kroate turistët e huaj kanë gjeneruar 495 milionë Euro në tre muajt e fundit, 2% për më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019, që ishte një vit rekord për turizmin kroat.

Klan News