Vera shton alergjitë dhe infeksionet e syve

Frekuentimi i plazheve, apo pishinave ka shtuar numrin e pacientëve me probleme të syve. Infeksionet e ndryshme duke nisur nga gripi i syrit e deri tek alergjitë kanë drejtuar tek okulisti mijëra pacientë.

Në stinën e verës alergjitë janë më të shpeshtat.

Por ajo çfarë duhet të bëjmë kujdes sipas okulistëve është përdorimi i syzeve të diellit, të cilat duhet te jenë me filtra mbrojtës pasi në të kundërt shikimi dëmtohet më shumë.

Higjiena personale sipas okulisteve është pika kyçe për të patur sa më pak probleme me sytë dhe shikimin.

Tv Klan