Bluzat e bardha presin rreth 120 urgjenca në ditë

Qyteti i Sarandës këtë sezon vijon të ketë numër rekord pushuesish dhe turistësh nga e gjithë bota.

Duke marr shkas nga ky fluks është shtuar edhe numri i personave që kanë nevojë për ndihmën e bluzave të bardha duke arritur deri në 120 urgjenca në ditë.

Duke u shërbyer në kohë e me cilësi pushuesve vendas dhe turistëve të huaj, falë edhe koordinimit të mirë ndërmjet strukturave shëndetësore, për rastet që kërkojnë trajtim të specializuar, fluksi në Urgjencën e Sarandës është dy-trefishuar. Në këtë periudhë janë 100-120 vizita në 24 orë, kemi pacientë nga shumë shtete dhe rastet janë më të ndryshmet.”

Sipas shefit të Urgjencës së këtij Spitali, Spiro Talo për të përballuar fluksin e pacientëve janë edhe pikat verore në Ksamil dhe Borsh.

“Shërbimi i Urgjencës është organizuar në disa pika, si pika verore e Ksamilit dhe Borshit ku qëndron bashkë me personelin edhe ambulanca 24 orëshe. Pacientët marrin shërbimet e duhura që nga ekzaminimet laboratorike, imazherike dhe konsultat nga mjekët specialistë në bazë të problemeve.”

Spitali i Sarandës ka fuqizuar stafin e specialistëve duke iu përgjigjur edhe emergjencave shëndetësore të banorëve vendas përgjatë gjithë sezonit veror.

Klan News