Inatin e eliminimit nga Champiosn League, Bayern Munich e ka nxjerrë në kampionat. Bavarezët shkatërruan me shifrat e thella 4-0 skuadrën e Heidenheim në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Bundesligë.
Miqtë e nisën ndeshjen në sulm dhe zhbllokuan sfidën me Harry Kane në minutën e 13-të. Vetëm 6 minuta më vonë, Laimer dyfshoi shifrat, ndërsa Coman realizoi të tretin në minutën e 36-të.
Rezultatin 4-0 e vulosi Joshua Kimmich me golin e shënuar në pjesën e dytë.
Me këtë sukses, Bayern Munich vazhdon i qetë në krye të renditjes me 72 pikë të grumbulluara, 9 pikë më shumë se Leverkusen e vendit të dytë.
Në takimet e tjera, Union Berlin dhe Stuttgart ndanë pikët pas barazimit spektakolar 4-4. Leipzig u ndal në shtëpi nga Holstein Kiel me rezultatin 1-1, ndërsa Freiburg fitoi 3-2 ndaj Hoffenheim.
/tvklan.al