Bild: Në merkato 155 futbollistë nga 18 klube

Kriza ekonomike nga pandemia e Covid-19 ka prekur veçanërisht klubet e mëdha, ku futbollistët paguhen me shuma marramendëse.

Muaji Maj duhet të ishte më i përfoluri për transferimet e lojtarëve, por në Gjermani duket se asnjë nuk e ka mendjen për të blerë.

Edhe lëvizja më e bujshme që përflitet në Europë, ajo e Leroy Sané te Bayern Munchen, nuk dihet nëse do të konkretizohet me sukses, pasi paraja nuk po qarkullon ashtu si në verën e kaluar.

Sipas një vëzhgimi të prestigjiozes gjermane “Bild”, janë të paktën 155 futbollistë nga 18 klubet e Bundesligës në listën e merkatos, ku përfshihen edhe emra të njohur si Coutinho, Gotze, Sancho, Ëerner apo ndonjë tjetër.

Disa klube duket se janë gati të heqin dorë nga yjet e tyre vetëm për të zbutur humbjet në këtë periudhë.

Por sipas studimit të “Bild”, vlera e futbollistëve të Bundesligës do të rritej sërish vetëm nëse kampionati arrin të përfundojë duke u luajtur ndeshjet e mbetura.

Bundesliga ka të angazhuara 3 klube në Champions League dhe 3 në Europa League, çka mban lart vlerat e shumë futbollistëve krahasuar me disa liga të tjera.

Këtë verë kampionati gjerman mund të kthehet në një furnizuesit kryesorë të ligave të tjera, pasi ka plot yje në shpërthim dhe në një formë të mirë sportive.

Tv Klan