Burak Ozçivit i njohur në vendin tonë për rolin e tij në serialin “Osmani” që transmetohet në Tv Klan ka një pasion për makinat dhe motorçikletat.

Sipas të përditshmes turke “Hurriyet” Burak Ozçivit ka ndryshuar makinën e tij Ferrari të vitit 2000 me një model Ferrari të vitit 2008 599 GTB F1 me thuajse zero kilometra.

Ai njihet për pasionin e tij të makinave luksoze. Kostoja e kësaj “lodre” të re është rreth 201 mijë Euro.

Ozçivit ka vendosur shkronjat e emrit të djalit të tij, Karan në targën e makinës së re.

Këtë makinë ai e ka blerë në Bursa dhe nuk ka shpenzuar para për një model të fundit, por ka zgjedhur një model të vjetër në gjendje shumë të mirë.

Pak javë më parë ishte ditëlindja e djalit të tyre ku ata vendosën të mos pranonin asnjë dhuratë, por vetëm donacione për bamirësi në emër të djalit të tyre. /tvklan.al