Burak Özçivit: Ndalova së nxituari…

Burak Özçivit, aktori i njohur në një intervistë për mediat turke ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij personale.

Pas lindjes së djalit jeta e tij ka ndryshuar. Më e rëndësishme është se ai ka ndryshuar së brendshmi. Ai donte gjithçka njëherësh, por që prej lindjes së Karan, aktori ka mësuar të mos nxitohet. Të mos ketë gjithçka nën kontroll. Ai ka kuptuar se asgjë nuk varet nga ne, por ne duhet ta pranojmë jetën siç është.

Burak Özçivit është aktori kryesor në serialin “Osman” (Ertugrul) që transmetohet nga e hëna në të mërkurë në ekranin e Tv Klan ora 21:00. /tvklan.al