Me rastin e 40-vjetorit të themelimit marka “Burberry” prezantoi koleksionin e ri gjatë Javës së Modës në Londër. Koleksioni i ri solli shumë risi dhe na prezantoi tendecat e fundit të modës gjatë eventit i cili u ndoq nga  aktorja Olivia Coleman, kryeredaktore e Vogue në SHBA, Anna Wintour dhe modelja Jourdan Dunn.

E vendosur në një shesh të errët në parkun Victoria të Londrës, ku të ftuarit u ulën mbi jastëkë të mëdhenj ngjyrë kafe pasarela u shoqërua me këngët e këngëtares së ndjerë britanike Amy Winehouse.

Modelet parakaluan të veshur me çizme lëkure, pallto lëkure, xhaketa me vija të mëdha, kostume dhe pantallona me detaje të ndryshme. Naomi Campbell dhe Lily Cole ishin mes atyre që u ngjitën në pasarelë.

Drejtori kreativ i Burberry, Daniel Lee i cili pa punuar më herët për markën italiane Bottega Veneta, po përballet me presionin në rritje për të prodhuar koleksione sa më të mira për Burberry që po përballet me një ulje të kërkesës për mallra luksoze.

Klan News