Qeveria ndryshon Kodin Penal për ndërtimet pa leje

Qeveria ka vendosur të ndryshojë Kodin Penal sa i përket ndërtimeve pa leje nga ndërtuesit apo qytetarët. Çdo individ që shkel lejen e ndërtimit apo lejen zhvillimore, tashmë do të klasifikohet si vepër penale dhe do dënohet me burg. Po kështu shteti ka të drejtën edhe të konfiskimit të pasurisë.

Me përgjegjësi penale ngarkohen edhe institucionet shtetërore që bëjnë kontrollin e ndërtimeve dhe nuk zbatojnë ligjin.

Ndryshimet në Kodin Penal që parashikojnë dënime deri në 15 vite burg kur ndërtesat marrin jetë njerëzish apo nuk plotësojnë kriteret, do t’i dërgohen Kuvendit për miratim.

Tv Klan