Burg kush i nxjerr qentë pa maska

Posta

Burg kush i nxjerr qentë pa maska

22:16 29/09/2019

Ligji parashikon deri në 10 vjet heqje lirie nëse kafsha dëmton një qytetar

Mos përdorimi i maskës mbrojtëse të qenëve në ambientet publike tashmë dënohet me gjobë. Në bazë të nenit 207/a, nëse do të ketë pasojë në dëm të shëndetit të një personi, atëherë pronari i qenit dënohet me burgim deri në 6 muaj.

Nëse personi ka plagosje të rëndë, ligji parashikon burg nga 1 deri në 5 vjet. Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja e një personi, dënohet me burgim deri në 10 vjet.  Por pavarësisht këtyre ndryshimeve, qentë në rrugët e kryeqytetit vijojnë të lëvizin pa maska mbrojtëse.

Në ndryshimet e Koditi Penal janë edhe 3 nene të tjera që kanë të bëjnë me kafshët e shoqërimit. Dy prej tyre kanë të bëjnë me keqtrajtimin dhe vrasjen me dashje të kafshës, ku parashikohet gjobë ose burgim deri në 3 muaj.

Ndërkohë që neni i fundit, 207 C ka të bëj me përdorimin e kafshëve për ndeshje.

Sipas këtij neni, promovimi, organizimi ose drejtimi i ndeshjeve ndërmjet kafshëve që shkaktojnë vuajtjen ose torturimin e kafshëve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj. Vënia e basteve në ndeshje të zhvilluara midis kafshëve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy muaj.

Por këto ndryshime ligjore sipas organizatave në mbrojtje të kafshëve nuk janë ndryshimet që 37,500 qytetarët kanë propozuar dhe kanë firmosur. Jonel Kristo, një prej prej aktivistëve pjesë e kësaj nisme, ka deklaruar se ndryshimet që ata kërkonin kishin të bënin me dënimin e braktisjes së kafshëve, ndalimit dhe dënimit të vrasjes së tyre, ndalimin dhe dënimin e përdorimit të kafshëve për ndeshje dhe vendosjen e basteve etj.

Po ashtu, ai ngre si shqetësim faktin se nga njëra ane kanë shtuar në Kodin Penal dënimin me 3 vite burg për organizim lojrash fati, dhe nga ana tjetër kur bëhet fjalë për vendosje bastesh në ndeshjet me qen, dënohesh vetëm 2 muaj. Pra në të njëjtin Kod Penal janë përdorur dy kritere dënimi për të njejtën vepër penale.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi