“Foton nuk e shpërndava unë”

Altin Çoku, i arrestuar me dyshimet se shkaktoi vetëvrasjen e një vajze në Kamzë, do të qendrojë në qeli pa afat. Gjykata e Tiranës pranoi këtë të enjte kërkesën e Prokurorisë dhe vlerësoi të ligjshëm arrestimin e tij.

Çoku mohoi për mediat nga kafazi i qelqtë që të ketë shpërndarë foton intime të vajzës në rrjetin social Tik Tok. Por hetimet e Prokurorisë së Tiranës treguan tjetër gjë.

Pas publikimit në rrjete sociale të fotos, e reja i ka kërkuar atij ta fshijë. Teksa deklarimet e dhëna për hetuesit nga 39-vjecari nuk përputhen me fakte të tjera që lidhen me postimet e tjera të tij në rrjetin social, që tregojnë dijeninë e plotë të publikimit të fotos dhe pasojat e saj.

Altin Çoku është person i njohur nga autoritetet, i dënuar më herët për gjobëvënie ndaj një mjeku.

Tv Klan