GjykataGjergj dhe Pjetër Arapi, përkatësisht babë e bir kanë dalë para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e arrestit të akuzuar për dhunimin e 39-vjecares Vojsava Arapi, nëna e Pjetrit dhe bashkëshortja e Gjergjit. Pasi dëgjuan organin e akuzës, të pandehurit dhe avokatët mbrojtës, trupi gjykues i kryesuar nga Fejzo Hysi vendosi masësn e sigurisë “Burg pa Afat”. Më parë Gjergj Arapi, kërkoi falje publike e u shpreh i penduar për dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes. Ai fajësoj mentalitetin, zakonet,  e mungesen e mënyrës për të zgjidhur problemet breda familjes.Gjergji tha se gjithcka ndodhi në gjendje të dehur dhe për shkak të xhelozisë.