Gjykata e Posaçme la në burg pa afat, Sokol Idrizajn, ish-shoferin e Ardi Veliut, bashkë me gruan e tij. Gjithashtu, masat e sigurisë “Arrest në burg” dhe “Detyrim për t’u paraqitur” u lanë edhe vajzat e tyre, të vëna në akuzë në të njëjtën dosje.  

Gjyqtarja e masës së sigurisë, vendosi të ndryshoj vetëm masën e sigurisë për shtetasin Devi Skënderi, pasi rezulton të jetë student. 7 personat e tjerë mbetën në masat e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa 5 mbeten në kërkim.

Sipas SPAK këta persona kanë futur ilegalisht nga Franca në Shqipëri sende me vlerë të cilat shiteshin në argjendari, si dhe vlera monetare.

Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës 724,386 euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme kapin vlerën e 2.1 milionë euro dhe 35.000 franga. 

SPAK po e heton këtë dosje për 12 akuza, më të rëndat për pastrim parash dhe grup kriminal.

Tv Klan