Leonard bashaliu pretendoi se vrasja u krye në kushte të rënda psiqike

Në seancën gjyqësore në Elbasan, avokati i Leonard Bashaliut tha se vrasja e Ylber Xhahysës kishte ndodhur “në kushtet e një tronditjeje të forte psiqike” të klientit të tij, prandaj dhe akuza për të duhej të ishte më e lehtë.

Sipas avokatit, momenti i përballjes në një lokal të fshatit Gjocaj mes Bashaliut dhe Xhahyses kishte qenë fatale, por klienti i tij nuk e kishte organizuar me parë ngjarjen.

Por prokurori i çështjes mbrojti një version tjetër. Ai e akuzon Leonard Bashaliun për vrasje me paramendim, sepse konflikti mes tij dhe viktimës kishte nisur shumë kohë më parë.

Një gërvishtje makine para 5 vitesh duket se ka qenë vetëm fillimi i një historie bullizimi që përfundoi në mënyre tragjike në Peqin. Leonard Bashaliu pretendon se 45 vjeçari Xhahysa kishte kohe që e ofendonte dhe madje e dhunonte.

Edhe mëngjesin e 8 Qershorit, në lokalin e fshatit, viktima sërish e kishte fyer në prani të banorëve të tjerë të zonës duke e detyruar të largohej. Pak minuta më pas, Bashaliu u kthye me një Kallashnikon duke bërë që ai i 8 Qershorit, të ishte ofendimi i fundit për të.

Tv Klan