Seanca me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie

Gjyakat e Fierit ka lenë në burg 3 nga 5 të arrestuarit e përfshirë në konfliktin nga Levani në spitalin e Fierit. Në burg do të qëndrojë Emiglent Karaj, Daniel Braçi dhe Aleksandër Zhapaj.

Ndërsa masë me e lehtë është caktuar për Aldi Zhapajn dhe Gazmend Braçin, pasi do të qëndrojnë nën arrest shtëpie. 21-vjeçari Daniel Braçi, sipas prokurorisë, është personi që i rrëmbeu armën policit dhe plagosi Aleksandër Zhapajn.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe nën masa të rrepta sigurie. Të gjithë këta persona akuzohen si të përfshirë në një konflikt që nisi në një lokal në Levan dhe përfundoi me përdorimin e pistoletës në ambientet e Spitalit të Fierit.

Tv Klan