Qytetarët që vijnë mund të përballen me pesë vjet burg dhe 66 mijë dollarë gjobë

Qytetarët australianë që kthehen në shtëpi nga India mund të përballen me pesë vjet burg dhe gjobitje pasi qeveria e bëri udhëtimin përkohësisht të paligjshëm.

Ministria e Shëndetësisë tha se vendimi ishte marrë bazuar në përqindjen e njerëzve në karantinë që kanë marrë një infeksion Covid-19 në Indi.

Më parë Australia ndaloi të gjitha fluturimet nga India. Kjo do të jetë hera e parë që ndaj australianëve vendosen masa të tilla për kthimin në vendin e tyre.

Kushdo që ka qenë në Indi brenda 14 ditëve nga data e parashikuar e mbërritjes në Australi do të ndalohet të hyjë në vend. Mosrespektimi i vendimit të ri mund të rezultojë me një gjobë prej 66,000 dollarësh. Vendimi do të rishikohet në 15 Maj.

Australia ka pezulluar fluturimet e drejtpërdrejta tregtare dhe qeveritare nga India deri në mes të Majit ndërsa vendi po kalon në katastrofë. Ky vendim i lë në harresë më shumë se 9,000 shtetas australianë të cilët janë regjistruar në Departamentin e Punëve të Jashtme. Rreth 650 prej tyre konsiderohen të prekshëm.

India ka rregjistruar 19 milionë e 211,000 vdekje. Spitalet janë të mbingarkuara si dhe oskigjeni për pacientët po ezaurohet. Më shumë se 3,000 njerëz po vdesin çdo ditë. Në New Delhi, një person vdes çdo katër minuta.

Australia ka zbatuar një sërë masash të rrepta për të mbajtur virusin jashtë vendit që kur filloi pandemia në Shkurt të vitit 2020. Ndërsa vendi po rregjistron afro zero norma të infeksioneve dhe ka pasur shumë më pak viktima se shumica e vendeve, politikat e rrepta të bllokimit kanë lënë shumë australianët të bllokuar jashtë shtetit.

Klan News