Në spitalin e Vlorës Armando Sulejmanit të mbijetuarit të vetëm të atentati të së dielës në Vlorë i është komunikuar masa e sigurisë. 43 vjeçari deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojë në qeli për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Sulemjani i njohur me nofkën“Çipuri” iu gjet një pistoletë të cilën e mbante me vete dhe dyshohet se është përdorur nga ai.

Në seancë e masës së sigurisë zhvilluar në Spital i plagosur nuk ka  thënë asgjë në lidhje me atentatit ku mbeten te vrarë Arjen Hasani dhe Orest Rexho. Ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga oficeret disa ditë më parë Sulejmani ka thënë se nuk i njeh autoret dhe nuk e di se çfarë problemi kanë patur me të. Atentati mafioz ndodhi tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Makinës me të cilën po udhëtonin Çipuri, dhe dy viktimat iu bë pritë.

Persona të armatosur dhe të maskuar hapën zjarr duke qëlluar më shumë 80 plumba në drejtim të objektivit  dhe u larguan me shpejtësi. Hasani dhe Rexho vdiqën në vend, kurse Sulejmani shpëtoi pasi u shtri poshtë sediljes.

Kur policia shkoi në vendin e ngjarjes e gjeti të plagosurin në tentativë për tu larguar dhe me pistoletë me vete. Dyshohet se ekzekutimi ka lidhje me një histori hakmarrjeje. Por hetime janë duke u kryer edhe për larje hesapesh mes grupeve rivale në Vlorë për shkak të trafikut të drogës.

Tv Klan