Kërkoi lirinë duke lënë garanci 2 milionë Lekë

Gjykata e Tiranës la në burg shtetasin gjerman Stephan Morgenstern, i arrestuar me qëllim ekstradimi në Korenë e Jugut, pasi akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.

Ai kërkoi lirinë duke vënë si garanci pasurore edhe një vlerë monetare prej 2 milionë Lekësh, por kërkesa iu rrëzua nga Gjykata.

Sipas informacioneve zyrtare, 61-vjecari në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, kishte ndërtuar një skemë piramidale në nivele ndërkombëtare, e cila reklamohej se shpërblente investitorët, për blerjen e paketave të reklamave dhe rishitjen e tyre tek përdoruesit e rinj.

Në të vërtetë e gjitha ishte një skemë mashtrimi pre e të cilës kanë renë mbi 2 mijë qytetarë në Korenë e Jugut, dhe dyshohet se gjatë periudhës 27 Mars 2016 – 7 Nëntor 2020, këta persona kanë përfituar 28 000 000 Euro.

61-vjeçari u arrestua në aeroportin e Rinasit, teksa priste të mbërrinte në vendin tonë bashkëshortja e cila qendronte në Dubai.

Tv Klan