Në qeli do të qëndrojnë edhe kancelari i gjykatës si dhe avokati sekser

Pas një seance që zgjati disa ore, gjykata e posaçme ka vendosur që të lërë në fuqi masat e sigurisë të dhëna në mungesë për gjyqtaren Enkleda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku dhe 8 personat e tjerë  të akuzuar per korrupsion. Hoxha dyshohet se në bashkëpunim me avokatin kanë marrë para për të ulur dënimin dhe për të liruar me kusht persona të dënuar me burgim të përjetshëm.

Pas përfundimit të seances avokati Ardian Visha tha se vendimi është i padrejtë pasi gjyqtarja ka fëmijë të mitur.

“Gjyqtarja e përsëris, pa çka se është etiketuar si armike e popullit, nuk meriton arrestin me burg si masë sigurie. Për shkaqe humane që ligji është i detyruar t’i respektoj, që lidhen me kushtet shëndetësore të njërit prej fëmijeve të saj dhe faktit që është minoren fëmija tjetër. Është një nënë e vetme që rrit dy fëmijë si e tillë”.

Për këtë çështje, më herët kishte reaguar edhe babai i Enkeleda Hoxhes, Belul Hoxha. Ai ngriti dyshime që e bija ishte kërcënuar.

“26 vjet ushtarak, me korrektësi maksimale për çdo gjë. Kam edukuar dhe do të mbaj atë qëndrim derisa të vdes që fëmijët e mij, nipër e mbesa të jenë shembull i këtij shteti”.

Gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha u prangos mëngjesin e të enjtes në sallen e gjyqit në Krujë pas urdhrit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsin.

Prokurori kishte disa muaj që kishte nisur hetimet pas sinjalizimit të policisë për të denuarit nga burgu i Fushë- Krujes. Pas vënies në përgjim të Hoxhës, është zbuluar e gjithë skema korruptive.

 I fundit që priste të lirohej ishte Saimir Petani, i dënuar për vrasje. Petanit i kishin mbetur pa shlyer edhe 7 muaj burg.

Gjithashtu, gjyqtarja dhe avokati kanë pasur dyshime që po përgjohen dhe filmohen dhe për këtë arsye ajo i ka rrëzuar kërkesën të denuarit tjetër Gentjan Nezaj. Me premtimin se do ta rishikonte sërish. Gjatë kontollit të banesës, Enkeleda Hoxhës i janë gjetur 10 mijë dollarë.

Klan News