Gjyqtari Roland Hysi është lënë në qeli nga kolegët e tij të Krimeve të Rënda deri në përfundim të hetimeve. Prokuroria ka bindur togat e zeza për të lënë në qeli 50-vjeçarin, i cili akuzohet për korrupsion të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Të njëjtin fat me gjyqtarin ka pasur dhe psikologja e Gjykatës së Fierit, Elona Meçani, e cila kishte rolin e sekseres së tij.

Prova më e rëndësishme e Prokurorisë në seancën ishte video e transmetuar në emisionin “Stop”, në Tv Klan, ku Roland Hysi shihet duke i marrë 500 euro një gruaje të divorcuar, e cila kërkonte kujdestarinë e vajzës së saj.

Por ai nuk u mjaftua vetëm me paratë, pasi denoncueses i kërkoi edhe favore seksuale. Në emisionin e së enjtes, “Stop” transmetoi edhe dëshmitë e dy grave të tjera, të cilave gjyqtari u kishte kërkuar nga 5 mijë euro dhe i kishte ngacmuar seksualisht.

Tv Klan