Gjykata lë në qeli Pajtim Dhanën

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Pajtim Dhanën, personin e arrestuar 3 ditë më parë pasi grabiti një çift të moshuarish në fshatin Pishë.

Pajtim Dhana u paraqit në ambientet e Gjykatës me kanotiere, që i vinte në dukje edhe tatuazhin në krah, maskë dhe doreza, teksa para trupit gjykues ka thënë se nuk mbante mend çfarë ka ndodhur dhe se ka qenë i pirë.

Athina e Vangjel Prifti ishin në gjumë kur 47-vjeçari, pasi theu xhamin u fut në shtëpi dhe i terrorizoi nën kërcënimin e sëpatës. Dhana njihej si problematik në fshat dhe kishte 1 javë që kishte dalë nga burgu.

Tv Klan