Burg për ish-policin që vrau gruan para gjykatës



Burg për ish-policin që vrau gruan para gjykatës

12:38 08/05/2021

Koço Buzo braktiset në sallën e gjyqit, shfaq pendesë para togave të zeza

Gjykata e Elbasanit vendosi arrest me burg për 58-vjeçarin Koço Buzo i cili të enjten ekzekutoi  bashkëshorten e tij Liljana Buzo në prezencë të djalit, pasi kjo e fundit doli nga gjykata në seancën e divorcit. Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta duke vlerësuar ngjarjen e rëndë, vendosi që ta linte 58-vjeçarin në qeli.

Ekzekutori i bashkëshortes u paraqit i vetëm në gjykatë, ndërsa para togave të zeza shfaqi pendesë, duke u shprehur se ndjehej i rënduar psikologjikisht. Sipas tij ngjarjen e ka kryer pasi i kishte kërkuar bashkëshortes të mos e denonconte dhe të mos divorcoheshin. Ish-efektivi i policisë Koço Buzo akuzohet për veprën penale vrasje, plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Nga të shtënat me armë mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, një kalimtar i rastit, Gëzim Toçila si dhe Adriatik Kola. Autori i vrasjes u vu në pranga nga policia, pak minuta pas krimit.

Liljana Buzo ishte kërcënuar nga 58-vjeçari mbrëmjen e së mërkurës që të mos shkonte në gjykatë.

Koço Buzo ish-polici i bëri priti 50 metra larg ambienteve të saj tek rruga “Ismail Dërbova” dhe më pas i qëlloi për vdekje. Koço Buzo ka qenë i përjashtuar nga radhët e policisë, ndërsa njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli.

Klan News







Të ngjashme