Ky është Alban Vogli presidenti i skuadrës së futbollit “Kastrioti” i cili mbrëmjen e së martës dhunoi barbarisht gazetarin sportiv, Eduard Ilnica.

29-vjeçari ka dalë para gjykatës ku është njohur me masën e sigurisë. Tagat e zeza e kanë cilësuar të ligjshëm ndalimin dhe deri në përfundim të hetimeve Vogli do të qëndrojë në qeli, duke caktuar masën e arrestit me burg.

Presidenti i “Kastriotit” nuk ka foluar asgjë lidhur me ngjarjen. Ndërkohë prokuroria kërkoi burg për akuzat e goditjes për shkak të detyrës dhe plagosje së rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim. Në bazë hetimeve shkak për këtë ngjarje kanë qënë një shkrim i gazetarit pas dhunës në ndeshjen Korabi-Kastrioti.

Sipas Eduard Ilnicës ai u dhunua  për raportimin mbi atë çfarë ndodhi në stadiumin e Peshkopisë. Për këtë arsye sipas tij, Alban Vogli së bashku me disa persona të tjerë në rrugën Muhamet Gjollesha tentuan ta rrëmbëjnë dhe më pas e goditën fizikisht.

Tv Klan