65-vjeçari Abaz Doku përdhunoi një nxënëse 15-vjeçare në Babrru

Gjykata e Penale e Tiranës ka kaluar për gjykim çështjen në ngarkim të Abaz Dokut dhe Klajdi Poçit. Prokuroria prej ditësh kishte përfunduar hetimet ndaj të pandehurve, ku kishte prova të mjaftueshme për t’i lënë në qeli.

Abaz Doku dhe tre djemtë janë akuzuar për përdhunimin e një 15-vjeçareje dhe për shantazhimin e saj përmes disa videove intime, të kryera nga 65-vjeçari, i cili më pas ia ka shpërndarë të rinjve.

Këta të fundit përmes kanosjes, kanë përfituar nga e mitura dhe e kanë përdhunuar gjithashtu. Pritet që në seancën e radhës të vendoset fati përfundimtar për abuzuesit. Abaz Doku shërbente si roje në shkollën e zonës së Babrroit në Tiranë.

Klan Plus