Prokuroria e Kukësit transferon dosjen në SPAK

Gjykata e Kukësit kanë lënë në burg 16 të arrestuarit gjatë një operacioni të madh anti-drogë që u zhvillua në disa qytete të vendit.

Një prej të arrestuarve do të hetohet nën masën e arrestit shtëpiak, ndërsa 2 prej tyre nuk janë njohur ende me vendimin e gjykatës.

Togat e zeza pranuan edhe kërkesën e Prokuorisë së Kukësit për ta transferuar dosjen në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Një ditë më parë u arrestuan 19 persona dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit “Shënmëri 2020” dhe sipas policisë u shkatërua një grupi kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.

Në pranga u vunë edhe dy punonjës policie si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Tv Klan