34-vjeçari ka mohuar që të ketë qëlluar me armë zjarri në fshatin Mëhallas

Gjykata e Lushnjës ka lënë në burg 34-vjeçarin Artan Kaboçi i cili mbrëmjen e së premtes terroirizoi policinë dhe banorët në fshatin Mëhallas të Divjakës.  

I riu mohoi në sallën e gjyqit që të ketë qëlluar me armë zjarri ndërsa pranoi që ka dëmtuar pesë automjete me sende të forta mes tyre edhe 3 makina të policisë.

Togat e zeza vendosën gjithashtu që ta shtrojnë 34-vjeçarin në burgun e Zaharisë nga ku kishte dalë para 6 muajsh.

Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar por vetëm dëmtim të mjeteve të policisë.

I riu tentoi të largohej me njërin prej mjeteve të efektivëve por u vu në pranga pak pas ngjarjes.

Banorët në fshat thanë për mediat se 34-vjeçari ishte person problematik që shkaktonte grindje të vazhdueshme.

Klan News