Burg për vëllain e policit të burgjeve, avokati: Kokainën e përdorte për babain e sëmurë

Foto: Bernard Toçi në Gjykatë
Posta

Burg për vëllain e policit të burgjeve, avokati: Kokainën e përdorte për babain e sëmurë

10:44 13/10/2019

Gjykata e Kavajës ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për Bernard Toçin, vëllain e policit të burgut të Durrësit, Bledar Toçi 27 vjeç.

Bernard Toçi akuzohet për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Në banesën e tij në Kavajë u gjetën 7 doza kokaine.

Lënda narkotike u gjet më 10 Tetor gjatë kontrollit në banesën e vëllezërve Toçi, pas vrasjes së Dritan Haxhollit nga shefi i sigurisë së burgut, Bledar Toçi. Droga u gjet gjatë kontrollit rastësor në shtëpi.

Në seancën gjyqësore, avokati i Bernard Toçit tha se i riu e posedonte kokainë për të qetësuar babain e sëmurë. Ditën që iu gjet kokaina në banesë, Bernard Toçi ka qenë i dënuar me kusht për të njëjtën vepër penale, posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Kjo ka qenë edhe pika ku avokati i Bernard Toçit mbështeti mbrojtjen e tij, duke thënë se për shkak të precedentit të 27-vjeçarit për të njëjtën vepër penale, po i ngarkohet përgjegjësia e kokainës. Mirëpo kjo alibi nuk e bindi trupën gjykuese dhe vendosi masën e sigurisë arrest në burg.

Në sallën e gjyqit ishte edhe i ati i Bernard Toçit, z.Kujtim Toçi. Jashtë gjyqit, ai u pyet nga korrenspondetja e Tv Klan në Kavajë, Anila Sefa, nëse vuan nga ndonjë sëmundje sikurse pretendoi avokati mbrojtës i djalit të tij. Kujtim Toçi mohoi një fakt të tillë dhe tha se nuk ka asnjë lidhje me kokainën. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi