I pashoqëruar nga familjarët doli para gjykatës Leonard Bashaliu që vrau bashkëfshatarin e tij në Gjocaj të Peqinit. 40-vjeçari tha para trupës gjykuese se e kishte qëlluar Ylber Xhafysën pasi e kishte ofenduar. Gjykata e Elbasanit vendosi për të masën e sigurisë arrest me burg.

Ai u vu në pranga pak pasi qëlloi me pistoletë 44-vjeçarin në një lokal të fshatit. Ky i fundit ishte duke pirë kafe bashkë me një person tjetër, kur Bashaliu zbriti nga makina dhe e qëlloi Xhahysën i cili mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë rrugës për në spital pasi nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Autori dhe viktima kishin konflikte të vazhdueshme me njëri-tjetrin. 40-vjeçari e akuzonte Xhahysën se e kishte gërvishtur makinën para 5 vitesh. Po ashtu viktima kishte ndërhyrë në një sherr që 40-vjeçari kishte patur me një person në fshat dhe diçka e tij nuk i kishte pëlqyer Leonard Bashaliut. Vite më parë të dy jetonin si emigrant në Itali ku edhe aty kishin patur konflikte me njëri-tjetrin.

Klan News